Pasojat e Laicizmit Te Skajshem

Pasojat e Laicizmit Te Skajshem

Bashkim Aliu  Në kohën tonë, si rezultat i mediumeve dhe rrjeteve sociale në veçanti, është bërë trend ta përdorish termin “ekstremizëm islamik”, ndërkaq ky togfjalësh, marrë parasysh se përdoret nga lloj-lloj orratorësh për qëllime të ndryshme, është bërë edhe një monotoni e llojit të vet.

Në fakt, po qe se analizohet pala artikuluese, do të shihet se në të shumtën e rasteve ky togfjalësh përdoret si mbulesë nga impotentët, herë-herë instrumentalizohet nga qëllimkëqinjtë dhe islamofobët të cilët e kanë gjetur të gatshëm dhe mllefin kundër Islamit e shprehin në emër të luftimit të “esktremistëve religjioz” gjegjësisht “ekstremistëve islamistë” siç i quajnë ata, e disa këtë e bëjnë edhe nga injoranca.

Në emër të “ekstremizmit islamik”, islamofobët dhe impotentët i ruajnë pozitat e tyre politike, dhe në emër të rrezikut të “ekstremizmit islamik”, ata ua tërheqin vëmendjen njerëzve nga problemet dhe rreziqet e vërteta me të cilat ballafaqohen në jetën dhe shoqëritë e veta, dhe në këtë mënyrë e zgjatin jetën e pushtetit, korrupsionit, impotencës dhe anarkisë.

Mirëpo, në gjithë këtë lojë të rrezikshme të cilës i futen disa me instruksione nga qarqe të caktuara, nuk bëjnë dallim në mes asaj që individë të caktuar të trajtohen si ekstremistë në bindje, dhe akuzimit të fesë islame si fe ekstremiste me mësime radikale dhe me metodologji përjashtuese, që në fakt është një akuzë e rëndë për fenë dhe për komunitetin musliman, edhe pse as feja dhe as komuniteti nuk mund të jenë fajtorë për qëndrime të individëve të caktuar.

Kjo është ajo që mund ta quajmë edhe imitim i verbër nga disa, vetëm pse është bërë thjesht modë dhe trend i kohës, pa marrë parasysh se është pa vend dhe e rrezikshme. Ndërkaq, krejt është harruar dhe nuk flitet për një ekstremizëm të rrezikshëm i cili është dominant, ne veçanti në këtë kohë, ekstremizmin laik dhe ekstremistët laikë.

Atëherë, nga kush vjen rreziku i vërtetë?

Rreziku i vërtetë vjen nga politikanët e korruptuar të cilët pasurohen në kurriz të popullit, ia kërkojnë votat popullit, luajnë me popullin dhe me sinqeritetin dhe dëshirën e popullit për të arritur diçka, dhe pastaj kthehen e shajnë, e fyejnë, e rrahin dhe e vjedhin po atë popull. Rrezik janë ata të cilët me parat e popullit bëjnë sefa, ndërkaq populli i ngratë lufton për korren e bukës.

Rrezik janë ata të cilët në emër të udhëheqjes së popullit ecin me vetura luksoze që kushtojnë me dhjetëra mijë euro, po ndoshta edhe me qindra, ndërkaq populli i ngratë, nuk ka ujë të pastër për pije, dhe fëmijët e atij populli mësojnë në shkolla që në shekullin e XXI, janë të standardeve të shekullit XIX, dhe të cilat e rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e nxënësve. Kjo nuk është shpifje, por realitet, dhe nëse doni të bindeni, ndiqni reportazhet për shkollat me nënstandarde në mediume të ndryshme.

Rreziku i vërtetë i destabilizimit të shoqërisë vjen nga pabarazia në ndarjen e buxhetit, diskriminimi i qytetarëve në aspektin e gjuhës dhe flamurit, siç është rasti me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, të cilët edhe pse luftuan dhe u arrit një lloj marrëveshje me gjoja garancë ndërkombëtare, sot e kësaj dite, edhe disa vite, gjegjësisht gati dy dekada pas përfundimit të luftës, nuk i kanë realizuar të drejtat e tyre të përdorimit të flamurit kombëtar dhe gjuhës shqipe në të gjitha nivelet. Mos të flasim më për të drejtat e luftëtarëve të lirisë, invdalidëve dhe të dëmtuarve të luftës dhe familjeve të tyre, të cilët janë të margjinalizuar në çdo kuptim.

Ata të cilët janë përgjegjës për ta bërë këtë, dhe që nuk e kanë bërë, nuk janë “islamistë”, por janë prej atyre të cilët mburren se janë laikë dhe me orientime sekulariste. Ekstremistët laikë, luftojnë me të madhe për atë që ata e quajnë liri të shprehjes dhe mendimit, sa herë që fyhen ndjenjat fetare duke bërë karrikatura për figura fetare, apo në ndonjë formë tjetër.

Nëse dikush e shfrytëzon të drejtën e garantuar me dokumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe me çdo kushtetutë tjetër për shprehjen e mendimit të lirë, dhe jep vlerësimet e veta të argumentuara, apo hap debat shkencor për Gonxhe Bojaxhiun-Nëna Terezë, për Gjergj Kastriotin, apo dikë tjetër, e ngrenë botën në këmbë dhe pretendojnë se u bë apokalipsa, ndërkaq vetë, po në emër të kësaj të drejte, e zgjatin gjuhën duke folur pa asnji argument dhe pa fare respekt kundër profetit të fundit Muhamedit, paqa e Zotit qoftë mbi të dhe mbi të gjithë të dërguarit e mëparshëm të Zotit, kundër Kur’anit, namazit, haxhit, agjërimit, etj.

Po ashtu, ata kamuflohen me këtë pretendim, sa herë që i japin të drejtë vetes të flasin kundër islamit, besimit, ritualeve fetare, të japin vlerësime denigruese për Kur’anin, ezanin, historinë islame, emrat islam, bile, siç është rasti me plakun marksist leninist Ibrahim Kelmendi, e mallkojnë edhe prindin e tyre pse u ka lënë emra, sipas tyre të huaj, por kujdes, vetëm pse janë emra që i takojnë proviniencës

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus (0 )