Kosova pas leksionit që i dha Malit të Zi, ja shanset për kualifikim

Kosova pas leksionit që i dha Malit të Zi, ja shanset për kualifikim

Kosova ka fituar 2-0 ndaj Malit të Zi në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme eliminatore për Euro 2020. Amir Rrahmani zhbllokoi takimin në minutën e 10′ duke dërguar topin me kokë në rrjetë pas goditjes së këndit.

Në minutën e 35′, Kosova shënoi golin e dytë me Vedat Muriqin falë gabimit edhe të portierit kundërshtar. Pjesa e dytë nuk solli ndryshim të rezultatit. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Anglia fitoi në Sofje ndaj Bullgarisë më shifrat 0-6.

Përsa i përket renditjes në grupin A, Anglia kryeson me 15 pikë, më pas vjen Rep. Çeke me 12 pikë dhe Kosova e treta me 11 pikë.

Nuk ka njeri dyshime që vendi i parë në renditjen përfundimtare do t’i takojë “Tre Luanëve”, “lufta” do të bëhet për vendin e dytë mes çekëve dhe “Dardanëve”.

Gjithçka do të vendoset më 14 nëntor në sfidën që do të luhet mes dy ekipeve në Pragë. Në rast se fiton Kosova ndaj Rep. Çeke, do t’i mjaftojë vetëm 1 pikë në ndeshjen e fundit në Prishtinë ndaj Anglisë për t’u kualifikuar.

Në rast se sfida e Pragës mbyllet në barazim, Kosova duhet të fitojë ndeshjen e fundit ndaj Anglise dhe Rep. Çeke duhet të mos fitojë ndaj Bullgarisë, ose Kosova të barazojë ndaj Anglisë dhe Rep. Çeke të humbë ndaj Bullgarisë.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus (0 )