Zbardhet qëndrimi i Hollandës për negociatat në BE
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian diskutojnë sot për zgjerimin. Holanda i përmbahet qëndrimit të saj, se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Stef Blok: “Lidhur me Maqedoninë e Veriut ne konsiderojmë se duhet të ndërmerret një hap i rëndësishëm siç është ligji për Prokurorin Special dhe nëse ky kusht përmbushet atëherë ne mendojmë se negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë”.